Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas një artikulli të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) për standardet zgjedhore në Shqipëri.

 

 

Nëpërmjet një postimi në platformën Twitter, Meta ka shkruar se opozita është më e vendosur se kurrë për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin lokal, teksa ka shtuar se do të sjellë transparencë absolute dhe llogaridhënie.

 

Postimi i plotë i Metës:

 

Pavarësisht nga dhunimet e standardeve zgjedhore nga Kryeministri dhe qeveria, opozita është më e vendosur se kurrë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetin lokal dhe për të sjellë transparencën absolute dhe Llogaridhënien.