Këtë të martë është firmosur marrëveshja ndërmjet PD dhe PDBNJ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Përkrah kreun të partisë PDBNJ, Vangjel Dule ai është shprehur se qeverisja e Edi Ramës është monizëm dhe se do të luftojnë në një betejë të përbashkët kundër këtij regjimi.

 

“Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë dhe botë, regjimi i Edi Ramës.

 

Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari dhe në këtë kontekst, ne së bashku me PBDNJ, OMONIA-n, bashkojmë forcat me bindjen se me 14 maj do i japim një goditje fatale sistemit monist.

 

Nga ana tjetër, ne synojmë që t’ju kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. T’i kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptarë. Qytetarët e parë të këtyre bashkive të kenë vetëdijen e plotë, përgjegjësinë e plotë, gatishmërinë e plotë për të funksionuar si shërbëtorë të këtyre qytetarëve. Për të përdorur në mënyrën më transparente dhe të ndershme të gjitha burimet njerëzore dhe materiale, financiare, të bashkisë, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mëdha që çdo bashki ka sot në Shqipëri, së pari në interesin më të mirë të qytetarëve të atyre bashkive.

 

Unë, duke falënderuar zotin Dule për mirëkuptimin dhe marrëveshjen që firmosëm, shpreh bindjen se kemi shënuar një hap shumë të rëndësishëm në realizimin e objektivave tona të përbashkëta”, tha Berisha.