Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pasi ka takuar këtë mëngjes në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka lëvizur në këmbë mbi urën e Ibrit.

 

 

Më 28 prill kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut kishte marrë vendim për ta lëshuar për qarkullim edhe për mjete motorike urën, për të cilën Lajçak kishte thënë se nuk është koha e duhur.