Në përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes do të ketë numër rekord historik të grave deputete.

 

Në bazë të rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 majit, 121 gra siguruan vende në parlamentin prej 600 anëtarësh.

 

Kështu, shkalla e përfaqësimit të grave në Kuvend rritet në 20,1%, nga 17,1% sa ishin në përbërjen e kaluar.

 

Dyfishohet numri i grave deputete në 16 vitet e fundit

 

Me rritjen e numrit të grave në Kuvend, Türkiye ka vazhduar trendin pozitiv nga viti 2007 me rritje të vazhdueshme në secilat zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

 

Në vitin 2007, në Kuvendin e Madh të Türkiyes kishte 9,1% gra. Në vitin 2011 ky numër u rrit në 14,3%, ndërsa në vitin 2015 në 14,7%. Në përbërjen e vitit 2018, e cila është aktuale deri në certifikimin e deputetëve të rinj, 17,1% e deputetëve janë gra. Ndërsa në përbërjen e re do të ketë 20,1%, një numër rekord për parlamentin turk.

 

Shumica e grave nga AK Partia

 

Nga 121 deputetet femra të zgjedhura në përbërjen e re, 50 vijnë nga AK Partia e presidentit Erdoğan. Nga 30 deputete femra u zgjodhën nga listat e CHP-së dhe partisë Yeşil Sol (YSP).

 

Shkalla e përfaqësimit të femrave, e cila ishte 17,1% në zgjedhjet e mëparshme, u rrit në 20,1% këtë vit. Gjashtë deputete vijnë nga Iyi Partia, katër nga MHP-ja dhe një nga Partia e Punëtorëve Turq (TIP).

 

Deputetet më të reja në moshë janë gra

 

Në përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes do të përfaqësohet edhe rinia. Dy deputetët më të rinj në moshë janë gjithashtu gra, të dyja vijnë nga AK Partia.

 

Zehranur Aydemir, 25 vjeç, u bë deputete e AK Partisë në Ankara dhe Rumeysa Kadak, 27 vjeç, u bë deputete e AK Partisë në Istanbul./TRT