Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga ish-ministri, Arben Ahmetaj, për ligjshmërinë e kontrolleve në vilën e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha në Hamallaj. Arben Ahmetaj pretendon se kontrollet në vilën e bashkëjetueses së tij janë të paligjshme.
Ish-zv.kryeministri dhe bashkëjetuesja e tij kundërshtuan vendimin e Apelit të Posaçëm që gjithashtu rrëzoi ankimin e tyre.
Ahmetaj pretendonte se kontrolli i banesës ishte antikushtetues, pasi duhet të ishte marrë më herët miratim nga Kuvendi.
Po ashtu ai pretendon paligjshmëri të kryera nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë kontrollit.
Arben Ahmetaj është në hetim nga SPAK për disa vepra penale: “shpërdorim detyre”, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.