Ish-kryeministri i Shqipërisë , Fatos Nano, është shtruar në një spital privat në Tiranë që prej të enjtes mbrëma, për shkak të një problemi kronik të frymëmarrjes.
Sipas një përditësimi nga spitali, gjendja e tij është stabilizuar , ndonëse prognoza për zhvillimin e shëndetit të tij mbetet e kujdesshme, raporton protothema.
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste ishte përballur sërish me probleme shëndetësore dy vite më parë kur shkoi në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.
Fatos Nano është 71 vjeç dhe ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë. Ai është themeluesi dhe presidenti i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika.