Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përgëzoi Shqipërinë për organizmin e Samitit për Ukrainën në Tiranë.

Gjatë një interviste për Report TV, Xhaferri tha se “është për të përgëzuar Shqipërinë që në kontekstin ndërkombëtar po trenin e diplomacisë ndërkombëtare de ka sjellë në Tiranë, por jo për herë të parë dhe kjo është për tu përshëndetur”.

I pytur lidhur me Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës që do të mbahet nesër në Tiranë, Xhaferri tha se “është vazhdimësi e samitit paraprak në Shkup. Është vazhdimësi e punës që  duhet të kryejmë ne si përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në relacion të përfarimit të vlerave dhe parakushteve për anëtarësimin në BE-së dhe do të debatohet për tema që kanë të bëjnë me tregun e përbashkët evropian dhe rajonal”.

Ai bëri të ditur se “është parashikuar një takim paraprak me presidentin Zelenskyn me të cilin do të firmoset deklarata e bashkëpunimit mes dy vendeve. Një prej punëve është nënshkrimi i përbashkët i deklaratës”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri u prit sot nga ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku dhe mori pjesë në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në Tiranë./ata