Nga Puka, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitës se po kërcënon dhe po indimidon qytetarët në këmbim të votës. Rama tha se kryebashkiakët socialistë u janë drejtues policisë për të mbrojtur zgjedhjet. Sipas tij, kjo po bëhen për “t’i shërbyer” Sali Berishës dhe Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë.

 

“Dhunën e bën opozita dhe jo pushtetit, dhe kryetarët tanë të Bashkive i drejtohen policisë për të mbrojtur zgjedhjet nga ata që vijnë për të marrë pushtetin, në funksion të asaj faqes së zezë që është në Tiranë. Ç’a po i bëjmë ne opozitës, përveçse po e mundim”, tha Rama.