Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me një video të publikuar në media pak ditë më parë, ku shfaqej ish-kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetari grupit të PS, Taulan Balla teksa takohen në një apartament në Tiranë.
Berisha tha në konferencën për mediat se nuk ka asnjë koment për videon, pasi sipas tij, dihet që tashmë Basha është peng i Ramës.
“Për mua, ajo video nuk thoshte asgjë të re. Supervideo është dosja e Lulzim Bashës, me të cilën Edi Rama e mban peng për larje parash. Pas kësaj pengmarrje, unë të vetmin problem, po pse nuk takohen haptas, por takohen fshehtas si qyqarë. Nuk kam asnjë lloj komenti. Unë e kam thënë me kohë se janë pengje”,-tha Berisha.