Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar projektin “TI Tirana”.

 

Këlliçi sqaroi në një postim në rrjetet sociale se ky aplikacion do të vijë në ndihmë të qytetarëve, me informacione të bollshme, në shumë drejtime.

 

“Me zhvillimet më të reja në Inteligjencën Artificiale bota po ndryshon në mënyra të paimagjinueshme dhe shumë shpejt. Për të ndjekur hapin e kohës, në projektin tim për Tiranën Inteligjente, TI Tirana, teknologjia do të vihet në përdorimin më të mirë për të krijuar një mjedis urban modern, duke u përqendruar tek ti dhe nevojat e tua të përditshme”, u shpreh Kelliçi.

 

Ai shton se për autobusët me këtë program do të ketë GPS në urban, për të parë në kohë reale sa larg është autobusi, duke shtuar se do të ketë stacione të karikimit të telefonave dhe gjithashtu shërbimin wifi në të gjithë autobusët.

 

Këlliçi tha gjithashtu se do të ketë wifi pa pagesë në pikat kyçe të kryeqytetit.

 

Risi do të jenë edhe koshat e mbeturinave të cilët sipas projektit “TI Tirana” do të sinjalizojnë kur mbushen me plehra dhe duhen pastruar.

 

Risi do të jenë edhe koshat e mbeturinave të cilët sipas projektit “TI Tirana” do të sinjalizojnë kur mbushen me plehra dhe duhen pastruar.