Pasi gjykata e Vlorës la në burg Fredi Belerin, avokati i kandidatit të Berishës e Metës për kryetar bashkie për Himarën, u shpreh se ky është një sulm politik dhe i montuar.

 

‘E vlerësuan arrestin në flagrancë si të ligjshme! Brenda 10 ditësh do të behet vlefshmëria në SPAK. Për 10 ditë vlerësimi i masës së sigurisë në SPAK. Është sulm politik dhe e montuar. Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk iu gjet asgjë në flagrancë. Absolutisht se cenon përkundrazi e ka forcuar më shumë.’- tha avokati.