Kandidatja socialiste për Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako, ka votuar sot në shkollën “Jan Kukuzeli”.

 

 

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetin tonë dhe uroj që procesi të jetë i qetë. Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi nga Durrësi, Ishmi, Manza, Sukthi, Rrashbulli, Katundi i Ri që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse sot vendosim për të ardhmen e qytetit nesër”, shkruan ajo në Facebook.