Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka dhënë një deklaratë për mediat pasi gjykata dha masën arrest me burg për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

 

Dule u shpreh se Fredi Beleri u la në burg me urdhër të Edi Ramës.

 

‘Dëshiroj t’ju falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që tregoni. Jeni dëshmitar i një procesi parodi në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Është një proces i motivuar edhe ekzekutuar në urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. Pengmarrja e Belerit vazhdon. Do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e nesërme e himarjotëve.’- tha Dule.