Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se, kanë mbetur vetëm 300 metra pa hapur në tunelin e Murrizit, prej 3.8 km.

 

Balluku gjatë inspektimit të punimeve në segmentin rrugor Plani i Bardhë – Qafa e Buallit, (Klos – Bulqizë), pjesë e Rrugës së Arbrit, tha se, aktualisht ka përfunduar hapja e tunelit ndihmës në këtë tunel, ndërsa do të duhen edhe 300 metra për të përfunduar hapjen e tunelit kryesor të Murrizit.

 

“Kemi pasur një ecuri të kënaqshme në tunelin e Murrizit. Tuneli i vogël, ai që quhet tuneli i emergjencës është totalisht i hapur, ndërkohë që tuneli i madh ka edhe 300 metra për tu hapur, nga 3.8 km që është në total tuneli i Murrizit”, tha Balluku.

 

Problemet gjeologjike kanë bërë që ky tunel të mos përfundojë në afatin e paracaktuar, prill 2022, por të shtyhen me 17 muaj.