Një 23-vjeçar ka hyrë në oborrin e banesës së një 48-vjeçareje, pa pëlqimin e saj dhe e ka kanosur me fjalë.

 

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe pas kallëzimit nga ana e zonjës së shtëpisë, i riu do të procedohet penalisht.

 

E njëjta situatë ka ndodhur përsëri në qytet, kësaj here më një 35-vjeçar i cili ka hyrë në oborrin e banesës së një 52-vjeçari, pa pëlqimin e tij, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.