Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka votuar sot në Shkollën “Dora d’Istria”. Ashtu siç ishte njoftuar, Këlliçi votoi në orën 8:30, ndërsa shoqërohej nga prindërit e tij.

 

 

 

Pasi hodhi votën, Këlliçi u ndal në një prononcim për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

 

“Sapo kreve detyrën time si qytetar. Ftoj qytetarët e Tiranës që të kryejnë detyrën e tyre që të votojnë. Ftoj të rinjtë për të votuar ndryshimin. Sot është dita e madhe, sot është 14 maj që keni pritur të gjithë. Kam një apel për të gjithë, për naçot e Tiranës, për ata që e kuptojnë ato që i them. për të rinjtë që kanë mundësi që të ikin nga ky qytet. Ata që duan të ikin nga Tirana, i them; mos ikni. Hajdeni se do t’ju ndryshohet e ardhmja. Askush nuk ju kontrollon dot votën, as Erion Veliaj dhe as Këlliçi. Tashmë do të shkojë në PD. jam duke marrë informacione nga të gjitha qendrat e votimit në Tiranë. Procesi është duke shkuar normalisht. Dilni dhe votoni masivisht. Sot është dita e ndryshimit, 14 maj. Dilni dhe votoni!”, tha Këlliçi.