Që në orën e parë të hapjes së procesit të votimit, ka pasur një interes të lartë të votuesve në Himarë.

 

Raportohet se në 36 qendra votimi të bashkisë së Himarës ka nisur procesi i votimit, ndërssa në 3 prej tyre ka patur problematika, sepse nuk kanë ditur të ndezin pajisjen dhe ka pasur mungesë të operatorëve teknikë.

 

7 qendra votimi nuk janë hapur që në orën 07:00 të mëngjesit, por më vonë për shkak të mungesës së komisionerëve.

 

Ndërsa në 4 qendra votimi të bashkisë së Himarës që në orët e para të mëngjesit ka pasur një dyndje qytetarësh të cilët kanë shkuar për të votuar.

 

Gjithashtu, raportohet se dy autobusë me votues kanë ardhur nga Greqia për ditën e zgjedhjeve vendore.

 

Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e këtij qyteti, i cili u arrestua me akuzën e blerjes së votave.