Partia Demokratike ka denoncuar në rrjetin e saj social votimet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Dimalit. PD shkruan se administratorët e njësive vendore të Bashkisë po firmosin vërtetime për shumë qytetarët që të lejojnë votimin familjar. PD thotë se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjin, pasi vërtetimi për votimin familjar, pra në që një person i familjes të votojë për një anëtar të familjes që nuk ka mundësi shëndetësore, duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor.

 

Krahas denoncimit, Partia Demokratike ka publikuar edhe një foto në të cilën thotë se është një prej vërtetimeve të lëshuar në njësinë Poshnje.

“Në bashkinë Dimal, administratorët e njësive vendore të Bashkisë, me urdhër të kryetares së bashkisë që kandidon në zgjedhje, po firmosin vërtetime për shumë qytetarë për të lejuar votimin familjar në kundërshtim me kodin zgjedhor. Vërtetimi për votim në emër të dikujt tjetër (në prani të tij) duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Bashkëngjitur dhe vërtetimi i lëshuar në njësinë Poshnje”, shkruan PD.