Ka ushtruar të drejtën sot për të votuar, kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Pas votimit në një deklaratë për mediat, Alibeaj iu ka dhënë një mesazh demokratëve që të ndahen nga e shkuara.
“Votova për pak minuta pasi besoj se zgjedhja është e lehtë sot. Kam një mesazh për demokratët për shqiptarët e ndershëm që sot do të duhet që të ushtrojnë detyrën e tyre të votës, në mënyrë të drejtë, për të bërë një ndarje nga politika. Sot do të duhet që të vijnë se është momenti për ndarjen e madhe nga e shkuara”, ka thënë ai.