Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

 

Pas votimit në një prononcim për mediat, Berisha iu bëri apel shqiptarëve që të marrin pjesë në votim.

 

Ndër të tjera ai theksoi se nesër Shqipëria arkivomn monizmindhe sipas Berishës kjo është fitorë për demokracinë shqiptare.

 

“Të falsin të gjithë që u ftuan nga armiku i votës që të rrinë në shtëpi. Ky është një apel i madh që ta marrin pjesë në votim. Ai që ka frikë votën është armik i saj. Zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë që përsëritja e një gabimi e bën gabimin më të madh. Ndaj le t’ju prijë mënçuria e tyre, ndryshim. Nesër Shqipëria arkivon monizmin dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”-tha Berisha.