Vëzhguesit ndërkombëtarë duket se kanë shfaqur interes të madh për të ndjekur procesin zgjedhor në Vorë.

 

Pas përfaqësuesve të ambasadës amerikane në shkollën 9-vjeçare ka arritur edhe përfaqësuesi i abasadës së BE, i cili do vrojtojë procesin zgjedhor në këtë qendër votimi.

 

Sipas raportimit të gazetarit Eni Frehati, procesi në këtë qendër votimi duket e qetë dhe edhe pse pati një shkëputje të energjisë elektrike votimi nuk u ndërpre, pasi pajisjet funksionojnë me bateri.