Durrësi ishte qyteti i radhës ku Partia Socialiste çeli dje zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

 

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama së bashku me kandidaten për kryebashkiake të Durrësit, Emiriana Sako mbollën pemë në mënyrë simbolike si pjesë e angazhimit të marrë për çdo qytet.

 

Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin e dhurimit të pemëve për Durrësin të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste.

 

Rama shprehet se fondet janë falë shkurtimit të shpenzimeve për mjete propagandistike elektorale.

 

Kryeministri renditur projektet e hapura për zhvillimin e këtij qyteti që nga porti i ri deri te hekurudha.

 

“Porti i ri turistik këtu pranë dhe porti i ri tregtar në Porto Romano, për të dyja këto porte, ne jemi në proces. Me linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës dhe me trenat e rinj që do të vijnë, çka tanimë është proces pune”,  shpreh ai.