Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se deri më tani kanë pasur dy tre raportime për votim familjar në qendrat e votimit.

 

Deklarata e Celibashit u kundërshtua nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, i cili tha se janë reth 5 raste, ndërsa pyeti kryekomisionerin se kush mban përgjegjësi për këtë.

 

Ky i fundit tha se përgjegjës për votimin familjar në qendrat e votimit janë anëtarët e komisionit.

 

 

 

Diskutimi

 

Ilirjan Celibashi: Kanë qenë dy ose tre raste sporadike. Nuk e dimë se sa masiv. Kaq na është raportuar zyrtarisht

 

Ardit Hoxha: 4-5 janë raportuar nga kolegët

 

Ilirjan Celibashi: Përgjegjësia është e anëtarëve të komisionit. Ka dhe raste që për arsye të përligjura, votues të caktuar kanë të drejt të asistohen në procesin e votimit.