Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith dhe ekipet e monitorimit të kësaj ambasade ndodhen në zona të ndryshme në të gjithë Shqipërinë për të vëzhguar procesin e votimit dhe numërimit.
Ambasada britanike në një postim në rrjetet sociale shprehet se “inkurajojmë të gjithë të japin votën e tyre dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”.
Stafi i Ambasadës i është bashkuar gjithashtu ODIHR-it, organizatës ndërkombëtare që monitoron zgjedhjet vendore.
Ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po mbështet disa organizata lokale të shoqërisë civile për të monitoruar procesin.