Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat tha se ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë në disa qendra votimi, që sipas tij kanë vetëm një qëllim që të pengojnë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje.
‘Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona. Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.
Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë. Gjë tjetër nuk mund të bëjnë. E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni. Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre. Dilni, votoni, masivisht. Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet.’- tha Alimehmeti.