Deri në orën 15:00 kanë votuar 29,51 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2692 qendra votimi nga 5211 në total.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 550812 nga 1866477 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.