Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur akuzave të PS-së në qendrat e votimit në Elbasan. Boçi i konsideroi si shpifje ndërsa u shpreh se ka manipuluar administratën.

 

“Në të tillë trend është dhe kjo akuzë. Ne jemi thirrur nga komisionerët tanë dhe një pjesë e detyrës sonë është të vrojtojmë procesin zgjedhor. Pra kjo është shpifje sepse ne nuk kemi manipuluar ashtu si PS ka manipuluar me dhunë administratën.”- tha Boçi.