ot u mbajtën zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe vetëm para pak minutash është mbyllur orari zyrtar i votimit për këto zgjedhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në 61 bashkitë e vendit.
Sipas të dhënave nga KQZ, 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime janë: Kukësi, Dibra dhe Tirana.
Në Kukës, pjesëmarrja është në shifrat e 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%.
Votues janë 694,836 nga 1,909,641 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Tashmë pritet që të nisë transportimi i materialeve zgjedhore në Qendrat e Numërimit.