Socialistët kanë fituar edhe në Bashkinë e Rrogozhinës, pas Kamzës dhe Vorës.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se Edison Memolla, kandidati i PS,  do t’i shërbejë me përkushtim 100% qytetarëve të Rrogozhinës.

 

“Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me nje grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

 

Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste”, shkruan Veliaj.