Teksa janë numëruar 341 qendra votimi nga 941 që ka në total bashkia e Tiranës, kandidati socialist dhe kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj është në avantazh me rivalin e “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.

Erion Veliaj deri tani ka marrë 54205 vota ndërsa Këlliçi 36749.

 

Kështu, të dhënat flasin për një diferencë prej më shumë se 17 mijë votash në favor të Veliajt.

 

Ndërkaq, vihet re se është kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori që ka më shumë vota se kandidati i PD zyrtare, Roland Bejko, duke u renditur i treti në këtë garë për bashkinë e kryeqytetit.