Ka shkuar në 10 mijë vota avantazhi i kandidatit socialist Benet Beci në Shkodër përballë kryebashkiakut aktual Bardh Spahiu.

 

Tashmë në KZAZ-të e kryeqendrës së veriut janë numëruar 221 qendra votimi nga 247 në total që ka kjo bashki dhe diferenca e krijuar vështirë të ngushtohet me kutitë e mbetura.

 

 

Shkodra ishte një prej synimeve të mazhorancës në këto zgjedhje, duke qenë se socialistët nuk e kishin drejtuar asnjëherë qytetin që pas rënies së komunizmit.