Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me hetimin në Spitalin Onkologjik.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shprehet se kjo është dëshmia më e fundit e degradimit të një sistemi korruptiv që qeveria e Edi Ramës ka ngritur.

Sipas tij, shëndetësia jo vetëm që nuk u bë falas, por shtoi ai, piramida që ka ngritur Rama nuk kursen as të sëmurët dhe as ata që luftojnë me vdekjen.

Basha gjithashtu thotë se politika e barnave është një tjetër skemë kriminale korruptive në kurriz të shqiptarëve, duke lejuar futjen në treg të ilaçeve me origjinë jo të sigurtë me cilësi të ulët dhe pa efekt./ata