Kryeministri Edi Rama ishte sot në Marikaj, ku ka dorëzuar çelësat e 102 apartamenteve për banorët që humbën shtëpitë nga tërmeti.

 

 

“Pas një sage të hatashme në xhunglën e mbivendosjeve e falsifikimeve hipotekore, u hap më në fund rruga e Rindërtimit dhe dorëzuam sot çelësat për 102 apartamente në 6 pallate të reja për banorët që humbën strehën nga tërmeti”, shkruan Rama.

 

 

Teksa fliste me banorët Rama i pyeti nëse dikush prej tyre nuk kishte besim tek qeveria e tij.

 

“Tek ju kemi nuk humb besimi, tek të tjerët po”, u shpreh një prej banorëve.

 

“Me të tjerët kishit marrë ‘Noc Rrokun’ po…”, ia ktheu Rama.