Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili ndodhet në burg, fitoi bashkinë e Himarës. Në një konferencë për mediat kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, u pyet nga gazetarët për këtë rast.

 

Celibashi tha se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki, ndërsa shtoi se situata e tij juridiko-penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

 

“Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë. Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, deklaroi Celibashi.