Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur sot paradite në SPAK. Shqiptarja.com sjell pamje të momentit kur deputeti Gjiknuri hyri në godinën e Prokurorisë së Posaçme në orën 09:00.

Burimet bëjnë me dije se Gjiknuri është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet për inceneratorët ku është përfshirë ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, informon gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

Po merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. 

Më 22 shkurt 2022 ne komisionin hetimor per inceneratoret Gjiknuri pranoi se njihte 2 pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por se me këtë të fundit tha se është takuar disa herë për shkak të punës. Ndërkohë PD e ka kundershtuar duke thënë se lidhjet e Gjiknurit me Mërtirin e Zoton janë më shumë.

Ndërsa dokumentet e Prokurorisë së Posaçme mbi hetimin ndaj ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, zbuluan se ish-Ministri i Energjisë, aktualisht deputet i PS-së, përfitoi, në dy raste, pagesa hotelesh nga biznesmeni Klodian Zoto. Ne dosje rezulton se dhe ish ministri Damian Gjiknuri ka qenë në një hotel me Arben Ahmetaj në Frankfurt të Gjermanisë për të cilin janë paguar 1052 euro, por vetë Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto.

Kjo është hera e dytë që paraqitet në SPAK. Herën e parë ishte në cilësinë e kallëzuesit sot si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.