Tefta Malaj, nëna e Xhesikës, 16-vjeçares që u vra nga babai i saj Taulant Malaj ka lënë përkohësisht ambientet e departamentit të kirurgjisë së përgjithshme të Poliklinikës në Foggia, për të përcjellë për në banesën e fundit vajzën e saj ditën e djeshme.

 

Në një karrocë me rrota, e veshur me një xhup të zi dhe me kapuç në kokë, Malaj mbërriti në kishën ku u mbajt funerali, e rrethuar nga familjarë e saj.

 

Gruaja e plagosur por i mbijetoi goditjeve të të shoqit, i cili vrau edhe një fqinj, mbërriti në kishë e shtyrë me karrocë dhe e rrethuar nga familjarët.

 

Don Renato Borrelli, famullitar i kishës së Punëtorëve Hyjnor të Torremaggiore (Foggia), e tha në predikimin e tij: “Dashuria për nënën tënde të shtyu të mbroheshe me trupin tënd dhe si Jezusi e dhatë jetën për të, nga dashuria”.

 

Famullitari iu drejtua viktimës së re duke e quajtur “E dashur heroinë e vogël, sa i ngjan Jezusit në atë gjest tënd. Sot je dhe do të jesh gjithmonë në Parajsë. Rinia jote tani ka lulëzuar përgjithmonë në parajsë”.

 

Xhesika Malaj, u vra me thikë nga babai i saj, Taulant Malaj, teksa u përpoq të mbronte të ëmën e saj.

 

Taulanti përpara se të vriste të bijën, ekzekutoi me thikë dhe fqinjin e tij Masimo de Santis, pasi dyshonte se ky i fundit kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e tij. E plagosur rëndë mbeti dhe Tefta Malaj, por që mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.