Pas humbjes të koalicionit Berisha-Meta në bashkinë Lezhë, kreu i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen.

 

Në një dalje për mediat Gjoka ka thënë se PD nuk ka pësuar asnjëherë humbje në Shënkoll ndaj do nuk e pranon më këtë post.

 

Sipas tij arsyeja e humbjes është ushtrimi i terrorit të jashtëzakonshëm nga shteti dhe kryeministri Rama.

 

Por ai thekson se përgjegjësi për humbjen në Shënkoll duhet të mbajë edhe ish-kryeministri Berisha dhe strukturat drejtuese të Lezhës.

 

“Falenderoj të gjithë mbështetësit që kanë votuar për partinë demokratike.

 

 Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk kam më asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humbin në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë gjithmonë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje.

 

Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.