Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është nisur për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq.
Vizita e Ballës në Korçë vjen pas dëshmive të familjarëve se autori i krimit, Gjergji Mullalli, ishte thirrur disa herë në Polici, por asnjëherë nuk ishte proceduar penalisht për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshmë në fshatin Zëmblak të Korçës, ku Gjergji Mullalli pas përndjekjes dhe dhunës konstante të ushtruar ndaj bashkëshortes Luiza Mullalli, pavarësisht se ajo posedonte një urdhër mbrojtje, i ka marrë 46-vjeçares jetën dhe trupin e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza pranë banesës së saj.