Ministria e Arsimit në Beograd, Serbi ka marrë njoftim se në rreth 115 shkolla fillore e të mesme janë vendosur bomba.

Mediat serbe bëjnë me dije se në emailet shkollave fillore kanë mbërritur 78 alarme për mjete shpërthyese që mund të jenë vendosur në ambientet e tyre ndërsa shkollat e mesme kanë marrë 37 njoftime.

 

Mësohet se pas këtij alarmi janë marrë masa për evuakimin e nxënësve dhe kanë nisur kontrollet për të siguruar jetën e këtyre të fundit, por dhe të arsimtarëve.