“I garantoj popullit të Shkodrës se në vitin 2015 jo për mburrje, por do ta kthejmë Partinë Demokratike në një shoqatë, ndërsa fitorja do të jetë në gjitha komunat dhe bashkitë” – kështu do të deklaronte në vitin 2014-të Tom Doshi, dhe do të duheshin  9 vite për të realizuar këtë premtim të kreut të social demokratëve në Qarkun e Shkodrës.

 

Forcë e parë në garën për këshillat bashkiakë, në 4 nga 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës tregojnë qartë së Tom Doshi është kthyer në faktor të padiskutueshëm në këtë qark.

Nga 143 mandate në të 5 këshillat bashkiak të bashkive të qarkut Shkodër PSD-ja mori 37, ndërsa PS-ja 36, koalicioni “Bashkë Fitojmë” në të 5 bashkitë ka marrë 25 këshilltar, ndërsa Partia Demokratike 12, ku në total këto katër forca politike në nivel qarku kanë arritur të marrin 110 këshilltar ndërsa 33 mandatet e këshilltarëve të mbetur do përfaqësohen nga partitë e vogla.

 

Por jo vetëm në Shkodër, PSD-ja e Tom Doshit arrin të thyejë PD-në Mirditë duke marrë më shumë këshilltarë ndërkohë që në kryeqytet PSD I heq PD-së mandatin në këshillin bashkiak. PSD arriti të siguroj këshilltar në shumciën dërrmuese të bashkive në vend, duke arritur shifrën 114 këshilltarë në total.

 

Por rritja e Tom Doshit, nuk vjen sot. Ajo ka nisur që me zgjedhjet e vitit 2017-të, ku pavarisht se ishte në një betejë të hapur me Edi Ramën, apo praktikisht kundër të gjithëve ai arriti të sigurojë mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës duke marrë 12 mije votë.

 

Në 2021-shin, Tom Doshi edhe pse dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, PSD siguroi  3 mandate në parlamentin e Shqipërisë, me dy mandate në Shkodër dhe 1 në Tiranë duke treguar bindshëm që është faktor në politikën shqiptare.

 

Sot zgjedhjet lokale të 2023-shit faktojnë një rezultat të tillë ndërkohë që pasi hedh pas krahëve këtë rezultat, beteja e ardhshme e tij do të jetë 2025-ën punën për të cilën duket se e ka nisur