Para pak minutash është mbyllur procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak në Tiranë.

 

Sipas të dhënave, Partia Socialiste ka fituar edhe sa i përket këshillit pasi ka marrë mbi 50% të votave.

 

Gjatë momentit kur u numërua kutia e fundit, interesant është fakt se si janë sjellë vëzhguesit e Partisë Socialiste dhe ata të Lëvizjes Bashkë teksa hapeshin fletët e fundit të votimit.

 

Pasi numëruesit lexonin se në fletën e votuar ishte shënuar emri i Partisë Socialiste, vëzhguesit e Lëvizjes Bashkë thërrisnin “hajdut”.

 

Nga ana tjetër, vëzhguesit socialistë janë përgjigjur duke duartrokitur sa herë thirrej emri i tyre.