Pas pushimit prej fushatës zgjedhore, deputetët do të kthehen sot në sallën e Parlamentit.

 

Në seancën e kësaj të enjteje që do të nisë në orën 10:00, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.