Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në Dhërmi, kur vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, pasi Fredi Beleri u shpall fitues përballë Jorgo Goros, është rrethuar hoteli i Fjorentin Belit.

 

 

Ky i fundit ka qenë numërues i votave në fshatin Kudhës në zgjedhjet vendore të 14 majit, Zonë ku edhe u vendos fitorja e Belerit. Ndërkohë pas mbërritjes së punonjësve të IKMT, efektivëve ka filluar dhe hapja e vrimave për vendosjen e eksplozivit.

 

Fjorentin Belit njihet edhe si një mbështetës i Fredi Belerit si dhe anëtar i komisionit në KZAZ nr 88, ndërkohë që pronarët e kanë quajtur si një vendim politik për shkak të këtij angazhimi.

 

 

Në një reagim të bërë ditën e sotme për mediat greke, Beli ka deklaruar se shteti i ka ardhur me polici dhe ushtri, pikërisht për shkak të prapavijës politike. Ndërkohë për rastin ka folur edhe Ministri i Jashtëm grek, i cila tha se situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe se do ta diskutoj në Këshillin e Ministrave në Bruksel

 

“Miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo çmim. Dërgova sekretarin e përgjithshëm për situatën. Dua informacion për respektimin e pronave të minoritetit. Dua informacion nëse respektohet ligji me pronat”, ka deklaruar ai.