Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj në një dalje për mediat, në ambientet e jashtme të Kuvendit, para nisjes së seancës plenare u shpreh se humbja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, erdhi për arsye të brendshme, por dhe për arsye të tjera.

 

Teksa theksoi se Berisha duhet të bëjë një hap pas, Xhaferaj tha se opozitës i duhet një lidership i ri.

 

“Opozita mori rezultatin që pamë të gjithë për shkaqe të brendshme por dhe që shkojnë përtej saj. Të brendshme, dhe që jemi përgjegjës të gjithë, nuk gjetëm gjuhën, përtej, ne nuk kishim përballë PS por sistemin.

 

Për këtë kam raportin e ODIHR kur thotë u përdor administrata, burime njerëzore, dhunë verbale nga Rama në fushatë… Ky është mesazh që duhet të ndryshojë lokomotiva e trenit opozitar.

 

Me Berishën në krye nuk bëhet, por dhe pa të nuk bëhet. Të bëjë një hap pas, dhe të jetë vagon. Të projektojë një marrëdhënie tjetër me ndërkombëtarët. Kërkohet lidership i ri. Nuk projektuam dot më shumë se 500 mijë vota dhe duhet lidership i ri”, u shpreh ai.