Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh.

 

Në kërkesën e depozituar nga Bashkë Fitojë pretendohet se ka pasur manipulime të votave në këto bashki.

 

Siç thuhet në ankimim, kandidatët e BF ka në qenë kokë më kokë me ata të PS deri në momentet që u hapën kutitë e burgjeve, përkatësisht burgut të Rrogozhinës dhe burgut të Lushnjës.

 

 

Kandidati i PS në Rrogozhinë Edison Memolli fitoi me 5133 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha nga Bashkë Fitojmë mori 5103, me një diferencë vetëm 30 vota.

 

Kandidati i PS në bashkinë Belsh Arif Tafani fitoi me 4537, kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Bedri Qypi me 4497. Diferenca mes dy kandidatëve ishte 60 vota.