Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku është qëlluar me armë në drejtim të godinës të Top Channel dhe si pasojë ka mbetur i vdekur roja Pal Kola, 60 vjeç.

 

Të shtënat me breshëri janë ndjerë edhe nga banorët ne Big Brother Vip, shtëpia e të cilëve ndodhet shumë pranë ambienteve të televizionit në Mëzes.

 

Ka qenë Kristi ai që pas breshërisë së armës ka pyetur Qetësorin“çfarë ishte kjo?” Ndërsa Qetsori i është përgjigjur “Kallashnikov”. “Ndoshta kanë kaluar me makinë dhe kanë qëlluar në ajër”, është shprehur Qetsori.

 

Autorët pas ngjarjes janë larguar në drejtim të Golemit përmes autostradës e ku më pas dogjën edhe automjetin që përdorën, tip Range Rover me targa të vjedhura.

 

Policia në brendësi të automjetit gjeti dy kallashnikovë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.