Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se e mirëpret rinovimin e Iniciativës së Drithit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë.
"Unë përsëris urimet e mia për Recep Tayyip ErdoÄŸan për rolin e tij vendimtar. Sigurimi jetik i një furnizimi të pandërprerë të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën", shkruan Rama.
Kujtojmë se Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, njoftoi një ditë më parë se Marrëveshja e Korridorit të Drithit të Detit të Zi, e cila do të skadonte më 18 maj, u zgjat edhe për dy muaj të tjerë.