Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash, do të dalë sot para gjykatës së Posaçme ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë. Seanca do të mbahet në orën 13:00, ndërsa avokati i Belerit kërkon masë më të lehtë sigurie se ‘arrest me burg’.

 

Ndërkohë, Fredi Beleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin  te 313 në Tiranë. Ndërkohë, miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.