Seanca gjyqësore e inceneratorit të Fierit është shtyrë për në datën 29 maj ora 14:00.

 

 

Sipas informacioneve, gjykata i la kohë vetes për t’u njohur me kërkesat e të pandehurve.

 

SPAK thotë se për inceneratorin e Fierit u krye korrupsion, u pastruan para dhe u mashtrua që nga shpronësimi i truallit ku do të ndërtohej inceneratori deri tek faturat fiktive për punimet.

 

 

Megjithatë të gjithë të pandehurit kërkojnë pafajësi dhe pushim të çështjes.