Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel.

 

Kjo gjë është bërë e ditur nga publikimi i fotove të takimit, të cilat janë shpërndarë në rrjete sociale nga ministria e Jashtme Greke.

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, gjatë diskutimit është folur për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

 

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, me të mbërritur në Këshillin e Punëve të Jashtme të Ministrave të Jashtëm të BE-së, kishte njoftuar se do të ngrejë çështjen e Belerit me homologët e tij.

 

“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Heimarra, z. Beleris. Dhe prej andej, kam ndërmend të takohem me homologun tim shqiptar menjëherë më pas. Mendoj se do të jetë një bisedë veçanërisht interesante”, tha zoti Dendias pas mbërritjes në Bruksel.